Gazetarja: Djali 10 vjeç donte motër, por u mërzit kur mësoi gjininë
Historia e njohjes së tyre nisi teksa ishin të ftuara para disa muajsh në programin e mëngjesit në Euronews Albania për një teme te caktuar, njëra si gazetare dhe tjetra si gjinekologe.
Jo vetëm që e pëlqyen njëra-tjetrën por duket se lidhen edhe një raport më të fortë, atë të pacientes me mjeken.
Çenkuela, nënë e një djali dhe në pritje të fëmijës së dytë, e pëlqeu mjeken Edlira Bylykbashi dhe vendosi që të ndjekë të ajo shtatzëninë e dytë.
E ftuar në emisionin GoodMorning Albanians këtë të premte, gazetarja Hasa tregoi se djali i saj 10-vjeçar gjatë gjithë shtatzënisë dëshironte shumë që bebi të ishte vajzë, por ishte mërzitur pak kur kishte mësuar gjininë e fëmijës, që në fakt është vajzë.
“Djalit ka qenë një ndër arsyet më të mëdha që të bëja një fëmijë tjetër, gjininë e kam parë vetëm me djalin dhe gjithë kohën kërkonte të kishte një motër, por në momentin që shkuam për të parë gjininë ishte i përgatitur për një vëlla, dhe kur mori vesh që do bëhej me motër, u trishtua, uli veshët kur doli dhe të gjithë nisën të qeshnin me të në klinikë. Më tha, do bësh edhe një tjetër tani që të dali vëlla”, tregoi gazetarja.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual
- 09:01 4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz