Gazetarja Lama: Takimi Kurti-Vuçiç sot me një kompromis të vogël
Gazetarja Alma Lama tha në një intervistë për Euronews Albania se takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç u bë sot me një kompromis të vogël.
“Kam menduar që do të ketë ndonjë kompromis të vogël nga ky takim pasi situata është delikate, të gjithë janë të shqetësuar për tensionet që mund të krijohen në veri të Kosovës në rast se fillon zbatimi i qeverisë së Kosovës për vendosjen e gjobave ndaj qytetarëve serb që mund të reagojnë në mënyra të ndryshme,” – u shpreh Lama.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se në bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për çështjen e targave nuk është arritur asnjë marrëveshje.
“Për arsye të paqarta, nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”, tha Vuçiç pas bisedimeve disaorëshe, të hënën në Bruksel.
“Nuk mendoj se ka ndodhur ndonjë tragjedi, por, natyrisht, nuk do të jetë një periudhë e lehtë”, tha Vuçiç, duke shtuar se Serbia “do t’i qëndrojë pranë popullit serb” në Kosovë. Ai paralajmëroi se këtë javë do t’i drejtohet publikut serb.
Takimi u mbajt me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell, ndërsa nisi rreth orës 10:00.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse