Gazetarja shqiptare në Francë: Putini po përgatit një ofensivë të re
Një deklaratë e fortë ka ardhur nga gazetarja shqiptare në Francë, Monada Myshketa, e cila ka theksuar se sipas shërbimeve sekrete të tre shteteve – Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë – Presidenti rus, Vladimir Putin, po përgatitet për një ofensivë ndaj ISIS-it.
“Sipas informacioneve nga shërbimet sekrete të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, thuhet se Putin po përgatitet të sulmojë ISIS-in. Ky është një lajm i rëndësishëm. Por, asgjë nga ato që po thuhen në televizion nuk është krejtësisht ajo që nënkuptohet. Nëse shohim fjalimet e Presidentit Macron, ato janë si një ajsberg: ai thotë shumë pak, por shumë duhet të nënkuptohet. Këto janë strategji të ‘para-luftës’. Nuk mund të bëhen publike bisedat dhe dialogët, siç ishte dhe samiti i djeshëm. Situata është në gjendje alarmi, dhe kjo është evidente tashmë,” tha ajo.
Gazetarja gjithashtu shpjegoi ecurinë e bisedimeve për një mundësi paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës. Ajo theksoi një deklaratë të Zelenskyt nga ora 19:50, ku ai tha në rrjetet sociale se puna me Presidentin Trump po vazhdon në të gjitha nivelet për të arritur një marrëveshje paqeje. Po ashtu, Trump bëri thirrje që palët të ulen sa më shpejt në tavolinë përpara se të jetë shumë vonë.
Anglia ka marrë përsipër rolin e negociatorit mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së, ndërkohë që Arabia Saudite dhe Kina gjithashtu janë përfshirë në përpjekjet për të ndihmuar në arritjen e paqes.
Kina, megjithëse është pro politikës ruse, ka ofruar një dorë ndihmëse ndaj Bashkimit Europian, duke u paraqitur si një mbështetje për këtë proces.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar