Trump “kërcënon” me sanskione Rusinë, Shtuni: Qasje e balancuar dhe korrekte
Eksperti i sigurisë Adrian shtuni tha këtë të premte në “Balkan Talks” në Euronews Albania se e mirëpret deklaratën e presidentit Donald Trump i cili tha se mund të ndërmarrë sanskione ekonomike ndaj Rusisë nëse kjo e fundit do të vazhdojë të kryejë sulme ndaj Ukrainës.
Sipas Shtunit kjo deklaratë vë më në fund balancë mes palëve, ai e ka cilësuar këtë si një qasje korrekte duke parë goditjet që Rusia i ka bërë ditëve të fundit Ukrainës. Gjithashtu Shtuni tha se politika e përdorur nga Trump nuk është një politik jo parimore, por është një politik pragmatiste, e cila synon që palët të kuptojnë se tashmë duhet të ulen në tryezën e bisedimeve.
“Unë e mirëprita. Është një deklaratë shumë e mirë, e cila në një farë mënyre i vë palët në të njëjtin plan e jo vetëm, të goditet Ukraina në deklarata, në mosdhënien e armatimeve, në ndalimin e ndarjes së inteligjencës dhe shikojmë Putinin që fërkon duart nga ana tjetër. Kjo është një qasje e balancuar dhe është një qasje korrekte duke parë gjithë goditjet që po i bën Rusia ditët e fundit Ukrainës dhe dëmet që ka shkaktuar.
Nëse shikojmë qasja ndaj Ukrainës dhe Rusisë është pjesë e një politike të jashtme të ndërtuar mbi parimin paqe nëpërmjet forcës. Kjo është qasje që e ka pasur që nga perandori Adrian në Romë dhe është aplikuar edhe nga presidenti Regan në SHBA-në vitet 80.
Pra është një rikthim në real politik, një fokus më specifik te prioritetet strategjike të SHBA-ve. Kjo nuk do të thotë se është një politik jo parimore, por është një politik që është më pragmatike, që ti sjellë palët në një pikë që duhet ta kuptojnë se tashmë është momenti që duhet të ulen në tavolinë”,-tha Shtuni.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
- 13:26 Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet