Gazetarja ukrainase në Kosovë rrëfen vështirësitë e luftës

18 Prill 2022 | 19:56

Liudmila Makej, është gazetarja e parë ukrainase që ka mbërritur në Kosovë, si pjesë e programit qeveritar për strehimin e gazetarëve të rrezikuar nga Ukraina.

Derisa tregon se ndihet mirë nga mikpritja që gjeti në Prishtinë, Liudmila, po ashtu nuk e harron kurrë tmerrin që kaluan që nga dita e parë që nisi lufta.

“E kujtoj mirë 24 shkurtin dhe mund ta përshkruaj çdo minute të asaj dite. Një natë më herët isha në një koncert të filharmonisë dhe u kënaqa me muzikën, por në mëngjes u zgjova nga zhurmat e aeroplanëve që kalonin afër ditareve të banesave tona. Lufta kishte nisur, bombardime kishte gjithandej. Në Kiev ndodhej vajza ime. Kontakti me të ishte i pamundur fillimisht, qytet ishte i bllokuar. Fillimisht as nuk e besonim se çfarë po ndodh, dukej si një ëndërr e keqe”, tha Liudmila.

Ajo ndihet falënderuese për mundësinë, pasi shton se situata e gazetarëve në Ukrainë është e rëndë.

“Më besoni se jo të gjithë koleget i mi e kanë këtë mundësi si unë, sidomos ata që janë në zonat e pushtuara. Rusia qellim ka vrasjen e gazetareve. Këtë e dëshmon edhe rasti i kolegut tim MaksLevin i cili ishte zhdukur në mars. 2 javë nuk është ditur gjë për të derisa nuk është thyer rrethimi i Kievit dhe është gjetur trupi i tij i pajetëme dy plagë. Po ashtu që nga fillimi i luftës më shumë se 21 gazetarë, jo vetëm nga Ukraina por edhe nga vendet e tjera kanë vdekur nga dora e ushtarëve rusë. Më shumëse 25 kolegë të mi janë zhdukur në Mariopol dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Të jesh gazetar në Ukrainë është bërë shumë e rrezikshme tani. Putini nuk ka interes të dihet e vërteta, derisa të afërmit e mi në Rusi ende e shohin gjithë këtë si operacion special, sepse kështu i kanë njoftuar mediat e tyre”, tha ajo.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, thotë se janë të përkushtuar në programin për strehimin e gazetarëve.

Në Kosovë pritet që të strehohen 20 gazetarë, megjithatë nuk përjashtohen gjasat që programi të zgjerohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026