Gëlltiti 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë: Si e shpëtuam 3-vjeçaren

16 Qershor 2025 | 17:47

Një vajzë 3-vjeçare ka rrezikuar jetën pasi ka gëlltitur 62 rruaza magnetike.

E mitura u dërgua me urgjencë nga prindërit në Spitalin Pediatrik, ku mjekët zbuluan përmes grafisë sasinë e pazakontë të trupave të huaj në stomak.spitali pediatrik

Duke folur për rastin, mjeku gastrohepatolog Virtut Velmishi tregoi për procedurën e ndërlikuar që i shpëtoi jetën vogëlushes.

“Vajza mbërriti rreth orës 22:00 dhe nga mjeku i turnit më është referuar grafia. U evidencua një konglomerat sferash magnetike. Ajo kishte gëlltitur rreth 62 sfera magnetike, të cilat mund të dëmtonin rëndë traktin digjestiv dhe të rrezikonin jetën e fëmijës,” – u shpreh Dr. Velmishi.

Sipas tij, ky është një rast unik për nga sasia e madhe e objekteve të gëlltitura. Megjithëse paraqiste vështirësi të mëdha, ekipi mjekësor arriti t’i nxjerrë rruazat përmes një procedure endoskopike, duke shmangur kirurgjinë.

“Mendoni një stomak sa një portokall, ku duhet të heqësh një masë të madhe sferash magnetike. Endoskopia dhe ezofagu i një fëmije nuk e lejojnë lehtë këtë. Ia dolëm t’i ndajmë në katër pjesë dhe, me një kosh endoskopik, arritëm ta kryenim me sukses procedurën. Fëmija u shpëtua nga ndërhyrja kirurgjikale dhe brenda ditës u kthye në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore,” – shtoi ai.

Edhe pse rasti përfundoi me sukses, mjekët bëjnë apel për më shumë kujdes ndaj fëmijëve, sidomos atyre të moshës 1-3 vjeç. Rastet e urgjencave për shkak të gëlltitjes së objekteve të huaja janë të përditshme.

“Duhet treguar kujdes i veçantë me bateritë në formë pulle. Ato janë shumë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë djegie të ezofagut brenda vetëm dy orësh,” – paralajmërojnë mjekët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026