Gennaro Gattuso jep dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares italiane të futbollit

3 Prill 2026 | 14:25

Pritet vetëm një deklaratë zyrtare (e parashikuar për sot), por ‘SportMediaset’ e bën fakt të kryer dorëheqjen e Gannaro Gattusos nga posti i trajnerit në kombëtaren italiane të futbollit. Dështimi për herën e tretë radhazi për të dërguar të kaltrit në finalet e një Kupe Bote pas humbjes me penallti në Zenica të Bosnje Hercegovinës, ka shkaktuar ‘tërmet’ përtej Adriatikut.

Pas mesditës së djeshme, në mbledhjen e Bordit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), kreu i këtij institucioni, Gabriele Gravina dha dorëheqjen dhe fill pas tij edhe shefi i delegacionit të kombëtares së Italisë, legjenda e portës Gianluigi Buffon.

Tanimë mediet në Itali njoftojnë se edhe Gattuso e ka ndarë mendjen për t’u larguar, duke bërë kështu që gjithë zinxhiri drejtues i kombëtares së Italisë të pranojë dështimin dhe të mbajë përgjegjësi. Gara për pasardhësin tani është duke u zhvilluar dhe kandidatët më të mundshëm për të udhëhequr rimëkëmbjen e Italisë janë aktualisht Roberto Mancini, Max Allegri, Simone Inzaghi dhe Antonio Conte.

Zgjedhjet e reja për kreun e FIGC do mbahen më 22 qershor në Romë, teksa do duhen vite, shumë ide dhe durim për ringritjen e futbollit italian në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”

Lionel Messi dhe Kylian Mbappe po zhvillojnë një garë të jashtëzakonshme për titullin e golashënuesit më të mirë të Kupës së Botës 2026. Dy yjet...
09:25 | 10/07/2026

Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen

Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka zbuluar se si “The Reds” siguruan një avion privat dhe ushqim për Kylian Mbappe dhe familjen e tij në përpjekje për...
07:41 | 10/07/2026

Kualifikohet Franca në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele vulosin me golat e tyre

Franca u kualifikua mbrëmjen e së enjtes për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës me një fitore 2-0 ndaj Marokut, me dy gola të shpejtë në...
07:22 | 10/07/2026