“Gërdeci”, Mediu kundërshton ekspertët, akuza gjykatës për njëanshmëri

9 Tetor 2024 | 12:00

Fatmir Mediu vijon të kundërshtojë ekspertizën ekonomiko-financiare të marrë parasysh nga SPAK në procesin penal për tragjedinë e Gërdecit. Ish-ministri, i marrë i pandehur për shpërdorim detyre, akuzon gjykatën për njëanshmëri.

Në seancën që u mbajt këtë të martë Gjykata e Posacme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës për kryerjen e një akti të ri ekspertimi për përllogaritjen e dëmit.

Avokatët e Mediut i kërkuan gjykatës që të urdhëronte një riekspertim pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit, por gjyqtarja Irena Gjoka e refuzoi kërkesën.

Avokatët kërkuan në seancën që të merret si provë një ekspertizë private, e përgatitur nga ana e tyre, dhe të bëhet pjesë e fashikullit një memo me kundërshtimet e tyre.

Ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu, është marrë i pandehur për shpërdorim detyre me dyshimin se ka kryer shkelje në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve” në Gërdec.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera

GJKKO ka shpallur fajtorë gjashtë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Divjakë, të akuzuar nga SPAK për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në...
16:24 | 28/07/2026

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, e cila kishte ankimuar vendimin e ndërmjetëm të GJKKO-së të 15 qershorit, me të cilin nuk...
16:18 | 28/07/2026

Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli si dhe nga përgjimet telefonike gjatë komunikimeve të...
15:26 | 28/07/2026