Dosja Gërdeci| Dëshmitari në GJKKO: Shkak babëzia! S’punoj më as për 1 mln në ditë
Mirela Dvorani e cila ka humbur bashkëshortin e saj, Endri Dovranin në tragjedinë e Gërdecit ka dëshmuar në seancën gjyqësore të kësaj të premteje.
Endri Dovrani ka qenë i punësuar si ekonomist atje dhe më herët ka qenë ushtarak, por ishte liruar nga detyra.
“Në Gërdec ka punuar nga muaji shtator i vitit 2006 deri më 15 mars 2008. Ai ishte përgjegjës i disa grave dhe maste punën e tyre. Aty filloi punë se ishte në zanatin e vet. Ai ishte i merakosur për kushtet e punës, për sigurinë teknike pasi aty punohej në kushte primitive. Këtë shqetësim ma kishte shprehur vetë,” – u shpreh Mirela Dovrani.
Ish-përgjegjësi Veiz Muça ka dëshmuar gjithashtu. Ai tregoi se ka punuar më Gërdec nga 12 qershori i vitit 2007 deri më 15 mars 2008.
Sipas Muçës, ka qenë Dritan Minxolli ai që e ka marrë në punë, të cilin e njihte dhe ia kishte kërkuar si nder ta punësonte.
“Fillimisht isha brigadier dhe kontrolloja punën e atyre që merreshin me shkarkimin e predhave. Ata i hidhnin tutje dhe për këtë u zura me Dritanin. Pasi i thashë që punëtorët nuk janë të kujdesshëm ai më shkarkoi nga aty dhe më dërgoi diku tjetër, po brigadier. Aty vinin të gjitha llojet e artilerive, për predhat 100 mlm kishte një poligon (blloku i betonit me vrima), pajisje të tjera s’kishte. Zjarre të vogla ka pasur, por janë fikur me fikset e zjarrit. Kishte njerëz të tjerë që merreshin me ato punë. Në Gërdec ishte baruti i dy ditëve pasi nuk kishte vend në kontenier për ta vendosur dhe nuk ishte dërguar as në fabrikë. Ditën e ngjarjes iku Dritani përpara, dola dhe unë, porosita rojën të mos fuste njëri brenda. Ngjarja ndodhi kur sapo isha larguar 200 metra më poshtë. Zjarri ka filluar aty ku bëhej demontimi. Baruti transportohej me karroca. Kur prisheshin karrocat i riparonte ai, Deliu e kishte shpinë aty afër. Sipas asaj që më kanë treguar punëtorët zjarri ka filluar tek një karrocë me barut. Karroca i ishte prishur djalit të atij Deliut. Ai e kishte dërguar në shtëpi dhe e kishte ngjitur. Unë atë ditë s’i kam dhënë leje askujt. Deliu i thoshte drejtorit, Dritanit që i saldonte ai karrocat nga dy-tre në ditë që dëmtoheshin. Dua të them diçka, babëzia e ushtrisë për të sjellë sa më shumë municion dhe babëzia e punëtorëve për të bërë sa më shumë punë për të arritur normën i shkelnin rregullat në punë. Të më thuash sot që të shkosh të bësh atë punë sikur 1 milion në ditë të më japin nuk shkoj më,” – deklaroi Muça.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë
Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 11:32 Dështon projekti 2 mld euro, Gjermania anulon superfregatën më të madhe në botë. Plani i ri i Ministrit të Mbrojtjes
- 11:24 Shefi i përkohshëm i inteligjencës amerikane shkarkon dhjetëra anëtarë të stafit
- 11:20 Skandalet e korrupsionit që përfshijnë qeverinë dhe familjen e tij, Sanchez dëshmon në Kongres
- 11:10 Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme
- 11:04 Pakistani: Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme
- 11:03 Pas dorëheqjes nga detyra, Starmer takohet me Burnham për tranzicionin e pushtetit. Takim i ftohtë mes palëve