“Gërmim i shekullit”, në oborrin e katedrales Notre Dame zbulohen objekte të Parisit romak (FOTO)

2 Qershor 2026 | 17:40

Katër metra poshtë katedrales së Notre Dame, një ekip arkeologësh po gërmon për të zbuluar Parisin romak 2,000 vjet më parë.

Një pjesë e oborrit të Notre Dame është bërë një vend gërmimesh. Një gropë e madhe është hapur dhe e rrethuar nga barrier. Mediat franceze e kanë quajtur atë “gërmimi i shekullit”.

Midis qindra objekteve të gjetura tashmë: një monedhë e shekullit të katërt me fytyrën e Perandorit Kostandin dhe copa qeramike mesjetare të pikturuara nga brenda me shenja që asnjë ekspert nuk i ka deshifruar ende.

Ekipi i arkeologëve është ende duke nxjerrë të kaluarën.  Monedhat dolën si disqe të zeza, të gërryera nga ndryshku. Por nën një rreze X, një fytyrë u rikthye: ishte Konstandini, perandori romak që sundoi në fillim të viteve 300 pas Krishtit.

Gjetjet romake janë ato që arkeologët i vlerësojnë më shumë – më të thellat, më të vjetrat dhe më pak të kuptuarat. Në kohën romake, qyteti quhej Lutetia dhe qendra e tij ndodhej matanë lumit, në Bregun e Majtë.

Ndërsa perandoria Romake u shemb, njerëzit u tërhoqën në Ile de la Cite, ku më vonë do të ngrihej Notre Dame, dhe e fortifikuan ishullin me mure guri të marra nga ndërtesat e mëparshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026