Gërvalla merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së dhe rajonit

13 Prill 2025 | 14:25

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Luksemburg. Ajo do të marrë pjesë në darkën e përbashkët të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo darkë pune zhvillohet në margjinat e takimit të rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, ku ndër temat e agjendës është edhe procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ky takim joformal është organizuar me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, dhe synon të ofrojë një platformë për një shkëmbim të hapur dhe të drejtpërdrejtë mes shefave të diplomacisë së vendeve të BE-së dhe atyre të rajonit.

Ndër të tjera, Ministrja Gërvalla pritet të mbajë edhe takime bilaterale me një numër ministrash të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, me të cilët do të diskutojë zhvillimet e fundit në rajon, rrugën evropiane të Republikës së Kosovës si dhe rëndësinë e përfshirjes së barabartë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në proceset integruese.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”

Policia e Kosovës hodhi poshtë pretendimet, siç tha, të pabazuara, të Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) për “presion, diskriminim apo...
08:47 | 18/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca përmes një postimi në “X” ka bërë me dije se i ka dërguar një...
08:19 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026