Sudani njeh Republikën e Kosovës

12 Prill 2025 | 19:11

Sudani ka vendosur të njohë Pavarësinë e Kosovës, ka njoftuar të shtunën presidentja Vjosa Osmani, pas takimit me ministrin e Jashtëm të këtij shteti, në margjina të Forumit Diplomatik të Antalias.

Osmani ka njoftuar në Twitter se shtetet janë dakorduar për themelim të raporteve diplomatike

“Faleminderit në emër të popullit të Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të mrekullueshëm”, ka shkruar ajo.

Njohja nga Sudani vjen dy javë pas njohjes që u konfirmua nga Kenia. Tashmë Kosova njihet nga 119 shtete.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026

Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç

53 deputetë opozitarë në Serbi kanë mbledhur nënshkrimet për t’i kërkuar kryeministrit Gjuro Macut shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezana Paunovic....
15:06 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026