Gërvalla pas pretendimit të Serbisë: Asnjë informacion për tërheqje të njohjeve
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla tha se nuk asnjë informacion zyrtar për ndonjë tërheqje të njohjeve të shtetit të Kosovës, raporton KosovaPress.
Serbia pretendoi sot se janë gati 4 shtete që të tërheqin njohjet e shtetësisë së Kosovës.
“Ne nuk kemi asnjë informacion nga asnjë shtet, fakti që vetëm pak orë pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës ata (Serbia) thonë që i kanë gati katër çnjohje tregon dy gjëra ose lajmi është i pavërtetë ose ata kanë shumë kohë që punojnë për çnjohje për dallim nga ajo çka deklarojnë publikisht”, ka thënë Gërvalla.
Sipas saj, Kosova ka mbështetje, edhe me shkrim, të shumë shteteve anëtare të Këshillit Evropës.
Ministrja e Jashtme ka thënë se nga bisedat me përfaqësues te Francës i është thënë se ky shtet e përkrah anëtarësimin e Kosovës më Këshillin e Evropës.
“Kam biseduar me përfaqësues të ndryshëm të Bashkimit Evropian edhe të Francës, ne na është thënë qe Franca e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nëse Franca ndërkohë mund të ketë ndonjë dilemë ne mund të bisedojmë por nuk kemi ndonjë informacion të tillë”, ka thënë ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata
- 07:50 Ushtria iraniane: Lëshuam dronë ndaj objektivave amerikane në Bahrein dhe Jordani
- 07:41 Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
- 07:30 Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
- 07:25 Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 07:20 Trump vendos tarifa të reja për më shumë se 80 vende, reagime nga aleatët dhe partnerët tregtarë të SHBA