Gështenja: Kemi nisur procedurat, Lindita Nikolla do kalojë në votëbesim në Kuvend

26 Janar 2023 | 18:00

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja deklaroi se Grupi Parlamentar i kësaj force politike ka nisur procedurat dhe shumë shpejt do të depozitohet kërkesa, që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla të kalojë në votëbesim.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gështenja u shpreh se e gjithë opozita ishte e bashkuar në seancën plenare, pasi kërkonte prezencën e kryeministrit Edi Rama në lidhje me skandalin me ish-zyrtarin e FBI-së.

Sipas tij, në seancën e sotme, Nikolla kaloi çdo normë juridike, ndaj dhe duhet të shkarkohet.

“Ne kemi nisur procedurat, shumë shpejt do të depozitohet kërkesa me firmat e Grupit Parlamentar dhe zonja Nikolla do të kalojë në votëbesim. Besoj që po. Sot ishim të unifikuar, e gjithë opozita kërkonte prezencën e kryeministrit të vendit, të zotit Rama, për të dhënë shpjegime, jo siç bëri sot zoti Rama, që iu fsheh parlamentit, iu fsheh qytetarëve, iu fsheh shqiptarëve.

Të njëjtën gjë edhe zonja Nikolla, iu fsheh të vërtetës, fshehu zotin Rama. Me keqardhje e them që edhe SPAK duhet të reagonte, duhet të reagojë, të paktën me këto fakte që janë publike në këto 3 ditë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023