“Giro d’Italia”, Rama prezanton eventin që do të mbahet për herë të parë në Shqipëri

23 Dhjetor 2024 | 13:34

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën e prezantimit të Giro d’Italia Grande Partenza” që do të mbahet në muajin maj 2025 në Shqipëri.

Kryeministri prezantoi ngjarjen sportive me biçikleta që do të mbahet tre ditë në vendin tonë vitin që vjen.

Në konferencë të pranishëm ishin edhe Paolo Bellino, RCS Sport CEO dhe Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit.

“Jam i lumtur që kemi mundur shumë të tjerë që janë më të mëdhenj e sigurisht më të pasur. Jam shqiptari më i përshtatshëm për të prezantuar këtë ngjarje sepse i vetmi mjet që di ti jap është biçikleta dhe nuk është shaka. Nuk di ti jap makinës, helikopterit, të pilotoj avioni. Di vetëm ti jap biçikletës. Jam vërtet i lumtur se për 3 ditë do kemi kaq shumë kampionë që do jenë miq në vendin tonë e për të cilët do flitet nga bota por edhe për Shqipërinë.

Në këtë Ligë ka konkurrencë të pabesueshme sepse konkurrojmë me vende që janë të hapura prej shekujsh kurse ne kemi vetëm 30 vjet e pak me tepër që jemi hapur. Gjithmonë thoja se Shqipëria është një Itali e vogël, tani vërtet jemi një Itali në anën tjetër të vendit që mirëpret një ngjarje jo vetëm sportive”, ka thënë kryeministri Edi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të premte ditën e 55-të të saj, ndërsa tubimi i sotëm përkon me mbledhjen e...
20:06 | 24/07/2026

Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të premte në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku tashmë 3 persona kanë humbur jetën. Pas...
19:36 | 24/07/2026

73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
18:15 | 24/07/2026