Gjakova: Kënaqesi e dyfishtë mposhtja e sportistes serbe, një ditë para Pavarësisë

17 Shkurt 2024 | 15:54

Ditën e djeshme, xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova mori medaljen e argjendtë në Baku të Azerbajzhanit.

Përmes një lidhje për Euronews Albania, Gjakova tha se ishte e kënaqur me fitoren, edhe për faktin se në ndeshjen e fundit mposhti sfidanten nga Serbia, një ditë para përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ajo tha gjithashtu se gjatë gjithë ndeshjes, sportistja serbe përdore fyerje dhe gjuhë urrejtjeje, por shtoi se kjo nuk e pengoi që të fitonte sfidën.

“Po përveç të gjitha këtyre, ka qenë edhe një lloj presioni… Më vjen mirë që e përfundova ndeshjen me fitore, sepse ata gjithmonë shkojnë përtej sportit dhe bëjnë lajme të tjera. Më para ajo më kishte mposhtur dhe e kishin bërë aq të madhe dhe ska qenë ndonjë fitore e madhe.

Gjithmonë është kënaqësi të fitosh ndaj garueseve që të kanë mposhtur më parë, sidomos ndaj garueses së Serbisë, një ditë para pavarësisë. Gjatë gjithë ndeshjes ajo ka sharë me veten, por ndoshta e ka pasur problemin me veten dhe jo me mua”, tha Gjakova.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026