Gjaku, dhurojnë familjarët, jo vullnetarët/ Qytetarët indiferentë në Korçë
Dhurimi vullnetar i gjakut nuk është pjesë e kulturës së qytetarëve korçarë. Sipas të dhënave nga Banka e Gjakut, çdo vit numërohen 300 vullnetarë nga 1500 persona dhurues.
Në Korçë, numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut pranë spitalit rajonal është i ulët. Nga 1500 dhurues vjetorë, vetëm 300 prej tyre janë vullnetarë, ndërsa të tjerët janë familjarë të personave që kanë nevoja në raste urgjence.
“Ne kemi dhurime por i kemi familjare, dhurimet vullnetare duhet t’i çojmë 100%. Dhurimi vullnetar është gjak i sigurte, na ndihmon të kemi rezerva. Dhurimi familjar ndodh në momentin kur duhet. Ne dhurime gjithsej kemi 1500, nga këto rreth 300 janë dhurime vullnetare. Kemi shumë punë për të bërë për t’i kthyer në vullnetare”- u shpreh Viola Furxhi.
Furxhi shton se ka institucione, të cilat përmes fushatave ndërgjegjësuese, angazhojnë punonjësit e tyre të dhurojnë gjak ndërkohë, që institucione të tjera edhe kur u kërkohet, nuk i përgjigjen thirrjes.
“Kemi institucione që përgjigjen gjithmonë siç kemi nga ato institucione që nuk marrin përgjigjen që ne kërkojmë”
Aldi Pojani është punonjës i kujdesit shëndetësor në Korçë, i cili së bashku me institucionin, ku ai punon janë dhurues të rregullt të gjakut.
Aldi Pojani punonjës i shërbimit vendor të kujdesit shëndetësor në Korçë
” Në kuadër të ditës botërore të hemofilisë, kemi dhuruar gjak. Patjetër që vijnë, një pjesë e qytetarëve dhurojnë gjak. Mos u kurseni, jeni pjesë e këtij akti që shpëton jetë njerëzish”-tha ai.
Në ditën ndërkombëtare të hemofilisë, dhjetëra punonjës e qytetarë janë bërë pjesë e fushatës për të plotësuar nevojat që ka Banka e Gjakut.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë