65 familje pa shtëpi/Durrës, banorët e pallatit të dëmtuar protestojnë para bashkisë

17 Prill 2024 | 16:20

“Ka arritur kulmi. Nuk po durojmë dot më!”

Pa bonus qiraje dhe pa shtëpi prej 5 vitesh tashmë, 65 familje në Durrës janë në kushte ekstreme ekonomike.

Ata janë ish-banorë të pallatit nr.15 pranë tregut të vogël industrial, i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Një përfaqësi e tyre u mblodh edhe njëherë tjetër para bashkisë, pasi kërkojnë me ngulm nga autoritetet një përgjigje konkrete për riforcimin e pallatit.

“Na u dha fjala që do të fillojë puna së shpejti dhe ja, janar, shkurt, mars dhe po mbaron prilli dhe bashkia nuk ka nisur ende punën te pallati jonë.”

Prej 1 viti bashkia u ka ndërprerë po ashtu edhe dhënien e bonusit të qirasë të pastrehëve nga tërmeti.

“Me datë 20 e kam (pagesën e qirasë). Ja erdhi data, çfarë do bëj unë? 100 mijë lekë e kam pensionin, vetë jam kryefamiljare, e sëmurë jam. Çfarë të bëj unë? Të paguaj qiranë apo t’i vij mbrapa shëndetit tim.”- shprehen banorët.

“Fjala e kryeministrit ishte, që do të merrnim bonus deri kur të futeshim në shtëpi të re. Ka nëna të vetmuara, ka të moshuar, shohin pallatin. Të tjerët janë futur nëpër shtëpia të reja, ne rrimë e presim.

Kryeministri ka folur vetëm për qytetarët e Tiranës, apo të gjithë Shqipërisë? Tirana e merr bonusin, e dha Veliaj, ndërsa Durrësi asgjë, as nuk del njeri të të shohë”-theksoi gruaja.

“Kemi arritur atje ku thërret qameti. Unë një pension 180 mijë lekë të burrit kam. Vetë jam e papunê, e sëmurë. Çfarë të bëj? Në datën 1 më erdhi qeraxhiu më kërkoi qiranë. Desha, s’desha i dhashë paratë. Po vetë me çfarë të ushqehem? Nuk vdesim dot me zor”-u shpreh një tjetër.

Pallati në fjalë është përfshirë në listën e 7 godinave, që do të riforcohen me fondet e bashkisë Durrës. Institucioni i qeverisjes vendore është në pritje të vendimit nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit për dhënien e aprovimit, që më pas të zhvillohen procedurat e tenderit për riforcimin e pallateve me dëme të shkallës DS4.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026