Gjekmarkaj këshillë deputetëve të PD-së: Mos sulmoni Yuri Kim-in
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj u ka dhënë një këshillë kolegëve të tij, në lidhje me raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ambasadoren amerikane, Yuri Kim.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Gjekmarkaj tha se kur është mundësia për të heshtur në raport me Amerikën dhe ambasadoren e saj, ata duhet të heshtin në vend që ta shajnë.
“Unë e respektoj ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk bashkëndaj qëndrime të kolegëve të mi, sepse për të, janë qëndrime në rastin më të mirë, folklorike. Ajo është përfaqësuese e Presidentit Biden dhe meriton të gjithë respektin që posti i saj ka.
Pavarësisht, na kanë pëlqyer vendimet e SHBA-së ndaj PD-së, Shtetet e Bashkuara janë një aleat i padiskutueshëm për Partinë Demokratike. Një këshillë do iua jepja kolegëve të mi, që të kur është mundësia për të heshtur në raport me Amerikën dhe ambasadoren e saj, të heshtin në vend që ta shajnë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid