Gjekmarkaj kritika Bashës: Kthehu bëj detyrën e deputetit, gabimi i fundit

17 Tetor 2022 | 22:07

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj është treguar kritik ndaj Lulzim Bashës, duke thënë se ky i fundit nuk po e bën detyrën si deputet.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Gjekmarkaj tha se gabimi i fundit i Bashës ishte se hyri në një betejë politike me Sali Berishën dhe se nuk i shkoi deri në fund.

“Lulzim Basha duhet të rikthehet në PD të bëjë punën e tij si deputet i opozitës sepse po mungon prej shumë muajsh. Unë kam respekt për Bashën, çdo gjë shkarkohet te ai. Duket se është e keqja absolute por nuk është kështu. Basha ka mjaft gabime politike për të cilat po i paguan. Ndoshta gabimi i tij i fundit është që hyri në një betejë politike dhe nuk ishte i zoti ta bëjë betejën e vet, ndenji mbyllur në zyra. Sot nuk mund të diskutohet për lidership të Lulzim Bashës. Nuk shoh asnjë të ardhme politike të Bashës si lidership.  Basha është totalisht i diferencuar, në parlament vjen shumë rrallë”- tha Gjekmarkaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026