Gjekmarkaj për Bashën: S’të takon të mbash PD-në, e dëmtove për 9 vite

11 Shtator 2023 | 22:38

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj tha në “Now me Erla Mëhillin” se do të ishte më mirë që Lulzim Basha t’i jepte logon Berishës.

Në këtë mënyrë, sipas tij, partia nuk do të dëmtohej më.

“Jemi pak fatkeq në këtë histori sepse nga ana njerëzore, nga ana etike ti nuk mund të jesh i përjetshëm. Berisha është tërhequr njëherë, u rikthye. I dha mundësinë Lulzim Bashën të ishte 9 vite, duke prishur garën e 2013-s, le të themi të vërtetat siç janë, duke ia imponuar Partisë Demokratike dhe Lulzim Basha tani del e thotë që unë s’kam qenë kryetar, por më ka komanduar Sali Berisha që ky është një turp për Bashën vetë që e ka lejuar një marrëdhënie të tillë, por edhe për Berishën nëse ia ka imponuar një gjë të tillë. Në këtë kontekst, unë mendoj që të dy e kanë konsumuar historinë e tyre politike me sukseset dhe dështimet e tyre. Berisha në përgjithsi ka pasur më shumë suksese, ndërsa Basha ka pasur më shumë dështime të karakterit elektoral dhe askush nuk i ka sot për borxh Lulzim Bashës. Nëse ai krijon një parti tjetër dhe nuk tenton ta mbajë peng logon, është në të drejtën e tij të rrijë në politikë, por jo të përvetësojë,” – u shpreh Gjekmarkaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026