Gjendet e pajetë turistja në Shkodër, dyshimet e para

24 Maj 2023 | 21:31

Një tursite nga Texas, SHBA është gjetur e pajetë në hostelin ku qëndronte në qytetin e Shkodrës.

Nga informacionet e deri tanishme A. N. ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:00, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim se në lagjen “Tre Heronjtë”, në hostelin ku banonte me qira, është gjetur nga nëna e saj, pa shenja jete, shtetasja A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja A. N. ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale

Partia Socialiste do të depozitojë brenda këtij sesioni parlamentar propozimin për ndarjen e re territoriale. Sipas burimeve të Euronews, ndarja e re territoriale do të...
12:28 | 27/07/2026

Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit

Ka përfunduar protesta qytetare e zhvilluar ditën e sotme përpara godinës së Kuvendit, një tubim ky i njoftuar vetëm një ditë më parë nga organizatorët....
12:06 | 27/07/2026

Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj

Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre të...
11:04 | 27/07/2026