Gjendet i copëtuar në lumë trupi i futbollistit brazilian
Trupi i copëtuar i një futbollisti u zbulua të dielën në një lumë në shtetin jugperëndimor të Brazilit, Mato Grosso do Sul.
Hugo Skulny, 19 vjeç, ishte zhdukur që nga 25 qershori kur ai mori pjesë në një festë me miqtë e tij, tha policia braziliane.
Ai u pa për herë të fundit kur një nga miqtë e tij e la pranë shtëpisë së ish të dashurës së tij në qytetin brazilian të Sete Quedas.
Shefja e Policisë Civile, Lucelia Constantino tha se pjesët e trupit të Skulny u gjetën në shtratin e lumit Iguatemi në Sete Quedas, një qytet që kufizohet me Paraguajin.
“Koka nuk u gjet, vetëm gjymtyrët dhe busti”, tha ajo.
Autoritetet ishin në gjendje të identifikonin Skulny për shkak të një tatuazhi të babait të tij, i cili ndërroi jetë dy vjet më parë.
Së paku një i dyshuar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia, është arrestuar.
Të hënën, departamenti i zjarrfikësve rifilloi një kërkim në lumin Iguatemi për të gjetur kokën e futbollistit.
Eshtrat e tij u transferuan në qendrën e ekzaminimit mjekësor në Ponta Porã për kryerjen e autospsisë.
Skulny jetonte me gjyshen dhe vëllanë e tij nga nëna në Sete Quedas ishte pjesë e ekipit të komunës.
“Ata e gjetën të vdekur në lumin Iguatemi, e prenë”, tha nëna e tij Eliana Skulny, sipas Campo Grande News. “Sa mizori ka në botë, o Zoti im. Djali im ishte një djalë i mirë”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
- 20:47 Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 20:44 OKB premton mbështetje të plotë për ndihmë ndaj Venezuelës
- 20:41 Netanyahu: Do të qëndrojmë në jug të Libanit, deri në çarmatimin e Hezbollahut