Gjendet një person i mbytur në ujrat e lumit Shkumbin, policia del me njoftim zyrtar

23 Qershor 2025 | 16:08

Një person është gjetur i mbytur mesditën e kësaj të hëne në ujërat e lumit Shkumbin.

Sipas informacioneve nga policia, pas një sinjalizimi se në lumin Shkumbin ishte parë një trup i pajetë, efektivët e policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ata kanë arritur të nxjerrin nga uji trupin e një burri të moshuar, i cili fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.

Personi i mbytur nuk është identifikuar ende, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit dyshohet se ai ka humbur jetën disa ditë më parë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit të Elbasanit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes dhe për të ndihmuar në identifikimin e viktimës.

Foto nga vendi i ngjarjes

Njoftimi i plotë i policisë

“Rreth orës 14:30, Policia ka marrë njoftim se në lumin Shkumbin, ishte konstatuar i mbytur një shtetas i moshuar.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake e trupit të ketij shtetasi dyshohet se ai ka humbur jetën disa ditë më parë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Elbasanit, për ekspertizë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të pajetë, përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë..

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026