‘Gjeneralët e Putin po kapen rob’, Beja: Ukraina model për mbrojtjen e territorit
Ish-komandanti i Flotës Detare, Vladimir Beja thotë se lufta e Rusisë në Ukrainë ka marrë një rrjedhë tjetër nga ajo që kishte parashikuar presidenti rus.
Në një intervistë për Euronews Albania, Beja u shpreh se lufta në Ukrainë nuk ka nisur në 24 shkurt, por të paktën në 2014 me aneksimin e Krimesë dhe me ndërhyrjet në politikën e brendshme të Ukrainës.
Sipas tij, dështimi në strategjinë ushtarake të Rusisë është i padiskutueshëm dhe këtë e dëshmon edhe fakti se gjeneralë të lartë rusë me grada janë kapur rob, edhe pse ligji ushtarak nuk lejon që gjeneralët të jenë në front.
“Pati dezertime të plota të ushtrisë së tij, Rusia dhe Ukraina janë si kushërinj të parë. Duke dështuar, ushtria mori ata që janë në rezervë, brezi i ri nuk lufton kundër një vendi fqinj dhe s’e kanë moralin ndaj Putin përdori moshën 50-vjeçare që kanë ende idealet e luftës. Të dhënat flasin se kanë një luftë të brendshme. Gjeneralët e Putinit janë kapur rob në front, gjeneralë më 4 yje edhe pse nuk lejohet që ata të shkojnë në front. Ngaqë nuk binden ushtarët të luftojnë janë detyruar të shkojë këta. Çdo përpjekje është e destinuar të dështojë”, tha ish-komandanti.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak