Gjermania godet Vuçiçin: Është zgjatje e Kremlinit dhe e Pekinit në Evropë
Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka reaguar ashpër ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe lidhjeve të tij të veçanta me Kinën dhe qasjen ndaj Tajvanit.
Në një intervsitë për mediat kineze Vuçiç thotë se, Tajvani është Kina, varet nga ju cfare dhe kur do te beni me te.
Në një reagim për deklaratën e Vuçiç se Tajvani është Kina, Michael Roth tha se Presidenti i Serbisë është një zgjatje e Kremlinit dhe e Pekinit në Evropë.
“Vuçiq në mënyrë cinike hidhet në krahët e regjimit kinez dhe i jep atij një kalim të lirë për një zgjidhje ushtarake të çështjes së Tajvanit. Vuçiç është zgjatje e Kremlinit dhe e Pekinit në Evropë”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka rrëfyer për mediat marrëdhëniet e mira mes Serbisë dhe Kinës, veçanërisht në aspektin ekonomik, duke vënë theksin tek përfitimet pas firmosjes së marrëveshjes për tregtinë e lirë mes të dyja vendeve.
“Do të hapë një treg të madh për disa nga produktet tona bujqësore, verën e mirë të Serbisë. Gjithashtu, do të marrim produkte kineze me një çmim më të ulët dhe do të sjellim më shumë biznesmenë kinezë në vendin tonë. Gjithashtu do të sjellë shumë turistë. Kjo marrëveshje e tregtisë së lirë ishte diçka që unë e ëndërroja prej kohësh dhe tani ajo u bë realitet.”, deklaroi më tej presidenti serb. Vuçiç njoftoi dhe hapjen e një linje direkte fluturimesh mes Beogradit dhe Pekinit.
Vuçiç tha se Presidenti i Kinës Xi Jinping do të vizitojë Serbinë këtë vit. Xi e vizitoi Serbinë për herë të fundit në vitin 2016.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë