“Me Vuçiç nuk vazhdohet”, politikani i lartë serb tërhiqet nga politika

27 Shkurt 2024 | 09:30

Vuk Jeremiç, ish-ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë dhe ish-kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dha dorëheqjen nga posti i Presidentit të Partisë Popullore pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit dhe u tërhoq nga politika.

Zyra e medias e Partisë Popullore i tha Danasit se në periudhën e ardhshme Vuk Jeremiç “do t’i përkushtohet kryesisht ligjëratave në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Paris”, ku jep mësim “si dhe redaktimi i revistës për marrëdhëniet ndërkombëtare “Horizont”.

Gjithashtu, u tha se “ai do të vazhdojë të promovojë interesat e Serbisë jashtë vendit sa herë që t’i jepet mundësia”.

Po ashtu, për Danasin nga ajo parti është konfirmuar se “Jeremiç është tërhequr nga të gjitha pozitat në Partinë Popullore dhe në të ardhmen do të jetë vetëm një nga anëtarët e partisë”.

“Jeremiçi do t’i ofrojë mbështetje të plotë lidershipit të sapozgjedhur, por nuk do të marrë më pjesë në punën e organeve ekzekutive të partisë dhe as nuk do të shfaqet në opinionin politik vendas”, shkruan media serbe.

Në kuvendin zgjedhor të Partisë Nacional Socialiste, në të cilën Jeremiç dha dorëheqjen, u zgjodh edhe kryetari i ri i partisë, ish-nënkryetari, Vladimir Gajiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026