Debati për dinarin| Avokati serb: Vuçiç ta njoh Kosovën si shtet, asgjë se pengon
Avokati serb Cedomir Stoikoviç tha në një intervistë për Euronews Albania se heqja e dinarit në Kosovë nuk ka pse të shkaktojë ikjen e serbëve e nga Kosova.
Sipas tij asgjë nuk e pengon Serbinë që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe monedhën e saj, e në këtë formë të bëjë pagesat njësoj siç vepron me çdo vend tjetër të botës.
“Nuk mund të themi se serbët do të fillojnë të largohen nga Kosova vetëm sepse dinari nuk është më valutë zyrtare, por askush nuk e ndalon dhe as e parandalon Aleksandër Vuçiç që të njoh bankën publike të Kosovës si një bankë e pavarur të një vendi të pavarur. Asgjë nuk e pengon Serbinë që të njoh Kosovën si një shtet i pavarur.
Nëse e njeh atëherë mund të bëjë pagesa të rregullta me Kosovën njësoj sikurse bën me Gjermaninë. shumë serbë të Serbisë marrin pensione nga gjermania, njësoj si serbët që paguheshin nga Serbia në Kosovë. Kjo gjë është e mundur mes Gjermanisë dhe Serbisë sepse janë dy vende sovrane dhe sepse kanë marrëveshje ndërkombëtare. Askush nuk e ndalon Serbinë të bëjë të njëjtën marrëveshje me Kosovën, ta njoh atë si vend i pavarur dhe të pranojë bankën e saj, kështu mund të bëjë pagesa njësoj si në çdo vend tjetër të botës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dinari/ Kurti: Me SHBA jemi partnerë, por s’do të thotë që pajtohemi përherë
- Heqja e dinarit, Kurti: S’ka asnjë masë ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë