Dinari/ Kurti: Me SHBA jemi partnerë, por s’do të thotë që pajtohemi përherë

19 Shkurt 2024 | 15:43

Pavarësisht se ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, theksoi se nuk qëndrojnë deklarimet e zyrtarëve kosovar se partneriteti SHBA- Kosovë është i mirë, kryeministri Albin Kurti insistoi edhe të hënën se gjithçka është në rregull.

Megjithatë, ai shtoi se kjo nuk nënkupton se duhet te pajtohemi në mënyrë absolute për gjithçka me partneret, kur komentoi deklaratat e amerikanit lidhur me vendimin për dinarin.

“Kemi një rregullore të re të Bankës së Kosovës, të cilën qeveria e Republikës së Kosovës, ka për detyrë ta mbështesë. Them që raportet tona janë të mira dhe i qëndroj kësaj fjale”-tha Kurti.

Kurti me këtë rast foli edhe për mundësinë e një takimi me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Ai tha do te shkoj ne Bruksel nëse e thërrasin për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Mos respektimin e marrëveshjes që e ka bërë Serbia, e të cilat kulmuan me letrën e kryeministres së Serbisë, praktikisht ato anulohen me nënshkrim.

Kurti shtoi se për rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve ka diskutuar edhe me shefin e diplamacisë evropiane, Josep Borrell, pasi sipas kryeministrit të Kosovës, vetëm kështu ndalen shkeljet e ujdive nga Serbia.

Kurta shtoi se për rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve ka diskutuar edhe me shefin e diplomacise evropiane, Josep Borrell, pasi sipas Kryeministrit të Kosovës vetëm kështu ndalen shkeljet e ujdive nga Serbia.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026