Gjermania heq bllokadën, lejon dërgimin e armëve në Ukrainë
Gjermania ka hequr bllokadën për armët vdekjeprurëse. Berlini ka autorizuar Holandën që të dërgojë në Ukrainë 400 granatë hedhëse për ta ndihmuar në luftën kundër Rusisë.
“Politico” raporton se lajmi është konfirmuar nga dy zyrtarë të BE-së që shënon ndryshimin e politikës ushtarake të Gjermanisë pas presionit të aleatëve të NATO-s dhe BE.
Deri tani, Gjermania ka ndjekur praktikën e moslejimit të transferimit të armëve vdekjeprurëse që kontrollohen prej saj në zonat në konflikt.
Tërheqja e Gjermanisë vjen në një kohë kur aleatët Perëndimore po mobilizohen për të dërguar më shumë armë dhe municione në Ukrainë, sidomos raketa për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore.
Estonia ishte shprehur e gatshme për të dërguar artileri me rreze të gjatë në Ukrainë, por një gjë e tillë bllokohej nga aprovimi i Gjermanisë.
Estonia i ka blerë ato armë nga Finlanda, por Gjermania duhet të miratojë transferimin e tyre pasi është vendi i origjinës së prodhimit të këtyre armëve.
Deri tani Gjermania, kishte dërguar vetëm 5 mihë helmeta në Ukrainë si dhe ndihmë për spitalet.
Në ndihmë Ukrainës i kanë shkuar vendet si Çekia, Sllovakia, Belgjika, Holanda, Estonia, Letonia, Polonia dhe SHBA.
SHBA së fundmi ka marrë vendim për t’i ofruar Ukrainës një ndihmë prej 350 milionë dollarë për modernizmin e mbrojtjes ushtarake.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 17:43 Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin
- 17:33 Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë
- 17:31 Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage
- 17:23 Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit