Gjermania i beson Julian Nagelsmann ekipin kombëtar

22 Shtator 2023 | 12:14

Julian Nagelsmann do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë, i cili do të drejtojë “pancerat” drejt kampionatit evropia të vitit të ardhshëm.

Federata gjermane e futbollit bëri me dije se Nagelsmann ka nënshkruar një kontratë afatshkurtër deri në Euro 2024, ku Gjermania do të jetë mikpritëse e turneut.

“Ne kemi një kampionat evropian në vendin tonë. Kjo është diçka e veçantë, diçka që ndodh vetëm çdo disa dekada”, tha Nagelsmann.

“Të kesh një turne të madh në një vend të madh është prioriteti. Unë jam shumë i etur për të marrë përsipër këtë sfidë…”, shtoi trajneri pas nënshkrimit të kontratës.

Në moshën 36-vjeçare, Nagelsmann është trajneri më i ri i Gjermanisë që nga koha kur 34-vjeçari Otto Nerz u emërua në vitin 1926.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026