Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të premte në “Barometri” në Euronews Albania ku tha se votuesit thonë se partia nuk e di nëse ata votojnë për të, gënjejnë pasi partia ka të dhëna të detajuara për “besnikët” e saj, madje dinë edhe se sa like kanë ata në Facebook.
Nurellari tha se para është turp kolektiv që të pranosh se ti ke besnikërinë e partisë, por edhe se partia e di se çfarë bën ti, sipas tij, patronazhistët kanë gjithnjë të dhëna të detajuara e të freskëta të secilit.
“E para është turp kolektiv që të pranosh se ti ke besnikërinë e partisë, por edhe partia e di se çfarë bën ti. Ne kemi parë që 90 e eca për qind e atyre që ishin patronazhistë, ishin punëtorë administratës publike.
Kanë dalë dokumentet publike, të dhënat ishin shumë të freskëta, se unë kisha humbur mamanë një muaj më herët dhe pash që nuk ishte në listat e votuesve. Domethënë të dhënat ishin shumë të freskëta. Aty dukej qartazi instrumentalizimi i shtetit në mënyrë kapilare në funksion politik. Këta njerëz mashtrojnë kur thonë që partia nuk e di nëse unë votoj për të. Këta detyrohen nga partia për firmosur që do votojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjetjet e Barometrit: Shqiptarët janë besnikë, votojnë gjithmonë të njëjtën parti
- “PS e di sa vota ka në kuti kur përfundon procesi”, Bogdani: PD është e ç’organizuar