Gjigantët europianë e nisin me fitore, Bayern, PSG dhe Inter bindin në sfidat e para
Java e parë e fazës së grupeve në UEFA Champions League vazhdoi me 6 përballje të zhvilluara të mërkurën, ku disa nga klubet më të mëdha të Europës regjistruan fitore të rëndësishme, ndërsa pati edhe barazime surprizë.
Në “Allianz Arena”, Bayern Munich nisi fuqishëm rrugëtimin europian, duke mposhtur Chelsea-n me rezultatin 3-1.
Autogoli i Trevoh Chalobah në minutën e 20-të zhbllokoi sfidën, ndërsa Harry Kane realizoi dy gola (27’ dhe 63’), duke vulosur fitoren e kampionëve të Gjermanisë.
Për londinezët shënoi Cole Palmer (29’), ndërsa një tjetër gol i tij në fund u anulua për pozicion jashtë loje.
Një ndeshje dramatike u zhvillua në “Anfield”, ku Liverpool mposhti me përmbysje Atletico Madrid me shifrat 3-2.
Andrew Robertson (2’) dhe Mohamed Salah (6’) shënuan për vendasit, por Marcos Llorente realizoi dopietë për spanjollët (45+3’, 81’), duke rikthyer baraspeshën.
Në minutën 90+2, kapiteni Virgil van Dijk vulosi fitoren për “The Reds”.
Pas ndeshjes, tensioni shpërtheu kur trajneri Diego Simeone u ndëshkua me karton të kuq për sjellje të pahijshme ndaj një tifozi vendas.
Në “Parc des Princes”, Paris Saint-Germain tregoi forcën e tij ndaj Atalanta-s me një fitore të pastër 4-0.
Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique dominoi ndeshjen, me gola të Marquinhos, Khvicha Kvaratskhelia, Nuno Mendes dhe Sergio Ramos.
Berat Gjimshiti dhe skuadra italiane nuk arritën të reagojnë ndaj “makinerisë parisiene”.
Në “Johan Cruyff Arena” në Amsterdam, Inter fitoi bindshëm ndaj Ajax-it me rezultatin 0-2.
Protagonist absolut ishte Marcus Thuram, i cili realizoi dy gola në fundin e pjesës së parë dhe fillimin e së dytës (42’, 47’), duke i dhënë tre pikët e para zikaltërve.
Një nga rezultatet më surprizë ishte barazimi pa gola mes Olympiacos dhe debutuesve të Pafos FC nga Qipro, në “Georgios Karaiskakis”. Grekët nuk arritën të thyejnë mbrojtjen e qipriotëve.
Në një tjetër ndeshje të grupit, Slavia Prague dhe Bodo/Glimt ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2. Të dyja skuadrat patën raste për më shumë, por në fund rezultati mbeti i pandryshuar.
Të martën, 16 Shtator 2025
Athletic Club 0–2 Arsenal
PSV Eindhoven 1–3 Royale Union SG
SL Benfica 2–3 Qarabağ FK
Juventus 4–4 Borussia Dortmund
Real Madrid 2–1 Olympique de Marseille
Tottenham Hotspur 1–0 Villarreal CF
Të mërkurën, 17 shtator 2025
Olympiacos 0-0 Pafos FC
SK Slavia Praga 2-2 Bodo/Glimt
Ajax 0-2 Inter
Bayern Munich 3-1 Chelsea
Liverpool 3-2 Atletico Madrid
PSG 4-0 Atalanta
Të enjten, 18 Shtator 2025
Club Brugge – AS Monaco
FC Copenhagen – Bayer 04 Leverkusen
Eintracht Frankfurt – Galatasaray SK
Manchester City – SSC Napoli
Newcastle United – FC Barcelona
Sporting CP – Kairat Almaty
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
- 21:45 Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës
- 21:31 Netanyahu mirëpret marrëveshjen me Libanin: Arritje historike, goditje e madhe për Iranin
- 21:12 Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama