Gjimnaz për nxënësit që nuk dëgjojnë, 20 nxënës janë të regjistruar në vitin e parë

31 Mars 2023 | 15:38

Nxënësit që nuk dëgjojnë kanë për herë të parë një shkollë të mesme të dedikuar për ta në gjuhën e shenjave.

20 nxënësit e parë, kanë nisur procesin mësimor që në shtator të vitit 2022. Ata kanë të njëjtin program si në të gjitha shkollat normale por mësimi për to është në gjuhën e shenjave.

“Tani ato kanë të drejtën të vazhdojnë arsimin e mesëm të lartë pranë institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë, nuk janë të detyruar të shkojnë në shkolla të zakonshme dhe të bëjnë diçka që nuk i ndihmon shumë, por vijnë në shkollë të specializuar për to”,-tha Orjola Idrizi, Drejtore e institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë

Për mësuesit e vjetër, hapja e programeve të arsimit të mesëm ishte një domosdoshmëri.

“Disa prej fëmijëve tanë të talentuar në fushën e pikturës kanë arritur të vazhdojnë dhe liceun, por numri ishte i kufizuar, hapja e shkollës së mesme ju jep mundësinë të marrin një drejtim në tik”- tha Evis Gazheli, nëndrejtoresha e institutit.

Kamera e Euronews Albania, ndoqi një ditë mësimi në këtë institute. Mësimi në gjuhën e shenjave është një sfidë për mësuesit, të cilët janë të certifikuar.

“Lëndët që zhvillojnë janë njëlloj me shkollat e zakonshme dhe të japësh lëndët e vështira në gjuhën e tyre është e vështirë , por sa e vështirë është aq e bukur aq sfidë, të gjitha bashkë”,-tha Renata Zela, mësuese.

Në arsimin e mesëm por edhe atë 9-vjeçar, në këtë institute nxënësit profilizohen edhe në zanate. Djemtë kanë zgjedhur kryesisht zdrukthëtarinë.

Shumë breza që kanë mbaruar këtu punojnë në profesion marangoz në rrethe, vijnë këtu më tregojnë kemi bërë ketë atë, ndërsa vajzat i gjejmë tek klasa e parukerisë”,-tha Ferdinand Keçi, mësues.

Në Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë, aktualisht e frekuentojnë 60 nxënës, 40 prej të cilëve i përkasin arsimit 9-vjeçar dhe 20 atij të mesëm. Në ditë të veçanta, instituti ofron dhe kurse për prindërit që duan të komunikojnë të mësojnë gjuhën e shenjave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Berlinin mbrëmjen e së shtunës, pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish gjatë aktivitetit “Christopher Street Day”...
08:05 | 26/07/2026

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026