Gjin Gjoni: Të burgosurve i jepet leje të dalin natën nga burgu dhe të kthehen të nesërmen
Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni komentoi në emisionin Now në Euronews Albania ngjarjen e ndodhur në Peqin ku policia zbuloi një shtëpi bari në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa.
Gjoni tha se rastet simbiozës që ekziston midis shtetit dhe njerëzve të inkriminuar, të cilët janë sërish të veshur me pushtet si rasti i drejtorit të burgut janë bërë të zakonshme. Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që drejtori i burgut të zotëria të ketë çuar edhe të burgosur për t’u kujdesur për magazinat e veta pasi ka siç tha raste pa fund kur të burgosurit shkojnë natën në shtëpi dhe kthehen në mëngjes në institucion.
“Padyshim që, me suportin e institucioneve shtetërore dhe organeve të policisë, ndërtimi i një magazine të asaj natyre në një periudhë kohore kërkon një investim marramendës dhe mirëmbajtje të vazhdueshme. Por deri në momentin aktual, në mënyrë absolute nuk jemi për inkriminimin e punonjësve që merren në këtë sektor, sepse ata shkojnë për bukën e gojës. Në rastin konkret, njerëzit që menaxhojnë këto magazina me fitime marramendëse normalisht nuk po shkojnë përpara organeve të drejtësisë, dhe kjo tregon simbiozën që ekziston midis shtetit dhe njerëzve të inkriminuar, të cilët janë sërish të veshur me pushtet, si në rastin e drejtorit të burgut të Peqinit.
Mund të mos jetë çudi që ai zotëria të ketë çuar edhe të burgosur për t’u kujdesur për magazinat e veta. Nuk është çudi, sepse ne dimë raste të jashtëzakonshme. Unë po të them që edhe në burgje të sigurisë së lartë, njerëzit shkojnë natën në shtëpi dhe kthehen në mëngjes në institucion. Ka raste të panumërta që di unë. Po i nxjerr me lek drejtori i burgut me shefin e policisë. Kanë besim. Është një mënyrë që krijon një lloj lehtësie: ai shkon, mbaron punët e veta në shtëpi.
Mënyra se si është zhvilluar ngjarja e sotme tregon për marrëdhënien midis policisë së shtetit dhe njerëzve të krimit. Edhe sot, në listën e kandidatëve për drejtues të lartë, vërehen raste të veçanta”, tha Gjoni.
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid