Gjirokastër, 100 studentë kontribuojnë për restaurimin e banesave të gurta
Qyteti i Gjirokastrës falë vlerave ndërtimore dhe arkitektonike po shërben si atelie natyrore për studentët dhe specialistët e rinj vendas dhe të huaj, të trashëgimisë kulturore. Një grup prej 100 studentësh, të universiteteve të vendit së bashku me pedagogët dhe specialistët e monumenteve po punojnë për studimin dhe restaurimin e banesave të gurta dhe komplekseve muzeale.
“Kemi zgjedhur qytetin e Gjirokastrës si një vlerë e madhe me trashëgimi kulturore dhe që ofron një seri banesash me vlera të veçanta arkitektonike,” – tha pedagogia Malvina Istrefaj.
Grupet e specialistëve të rinj po punojnë në rreth 20 godina muzeale disa prej të cilave simbole të qytetit të gurtë. Krahas elementëve profesionalë studentët po kontribuojnë për promovimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
“Grupet kanë përzgjedhur secili banesën e tyre, për momentin jemi në 9 banesa kështu që grupet janë të ndara me nga 5 studentë, secili prej tyre është akomoduar që ditën e parë në banesën e përzgjedhur, kanë filluar punën dhe aktualisht jemi në banesën Fico që është një ndër banesat më interesante sidomos nga pikëpamja e detajeve arkitektonike dhe njëkohësisht ndër më të rrezikuarat nga pikëpamja e strukturës,” – tha Istrefaj.
Arkitektët e rinj shprehen të emocionuar për kontributin që po japin për restaurimin e godinave karakteristike në Gjirokastër duke shpresuar që puna e bërë të evitojë dëmtimin e mëtejshëm të tyre.
“Ne ndodhemi në banesën Fico kemi ardhur në kuadër të lëndës së restaurimit të trashëgimisë kulturore dhe po merremi me analizën e fasadave, me projektimin 3D, me problematikat që hasen,” – tregoi një studente.
“Po merremi me digjitalizimin e planimetrive dhe rilevimin e banesave dhe modelimin 3 D të tyre, po bëjmë analiza për të zbuluar problemet e ndryshme, të cilat mund ti hasim tek këto banesa dhe me pas për ti evituar, për të bërë diçka për ti rregulluar,” – u shpreh një student.
Promovimi dhe restaurimi i banesave muzeale po ndikon në mbrojtjen e vlerave arkitektonike dhe rijetëzimin e tyre. Gjatë viteve të fundit në qytetin e Gjirokastrës është shtuar numri i njësive të turizmit familjar si dhe bujtinat karakteristike duke përmirësuar cilësinë e mikpritjes për vizitorët vendas dhe të huaj dhe nxitur zhvillimin e turizmit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë