Gjirokastër/ Artizanët lokalë ekspozojnë suvenire e punime karakteristike në panair
Pjesë e organizimeve të fundjavës në Gjirokastër janë edhe panairet e traditës me pjesëmarrjen e artizanëve lokalë.
Në vitrinat e tyre ekspozohen suvenire dhe punime karakteristike në gdhendje druri, tekstil tradicionale, zeje të ndryshme, kulinari, produkte bio, etj. Aktivitete të tilla shërbejnë si atraksione për tërheqjen e turistëve dhe promovimin e traditës.
“Ne artizanët dalim gjithmonë me produktet tona, këto produkte janë bio,unë merrem me glikotë, reçelnat të frutave të zonës sime, duke vazhduar traditën ndërsa çdo herë kam sjellë produkte të reja, këtë radhë po prezantoj shurupin e manaferrës, shurupin e trëndafilit, borzikokun, duke bërë gjithmonë çdo gjë të re, duke ardhur me vlerë të re në çdo panair”, tha një grua artizane.
“Është i disati vit që marrim pjesë në panaire kaq të bukura, vijmë dhe prezantohemi me punime artizanale, me vathë, kristale, me perla pra me bizhuteri të ndryshme të cilat zbukurojnë femrën”, shtoi e reja.
E veçanta e këtyre panaireve është se shërbejnë edhe për transmetimin e të traditës së zejeve dhe artizanatit tek moshat e reja.
Një tjetër zonjë shprehet se: “Kjo është e rëndësishme sepse nëse nuk kanë një orë mësimore në tekstet shkollore apo në gjithë programin shkollor kjo është diçka që e bëjnë me dëshirë, dhe e veçanta është se e marrin me vete, kjo do të thotë se iu pëlqen dhe sjellin një gjë të përfunduar”.
Pjesë e kësaj fundjave kulturore në qytetin e Gjirokastrës ishte edhe organizimi i koncerteve dhe eventeve me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe artistëve të njohur.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht