Gjirokastër, përfshihet nga flakët kullota në fshatin Erind rrezikohen ullishtat

17 Qershor 2024 | 12:29

Një zjarr i rënë mesditën e sotme në një kullotë në zonën e Erindit, Gjirokastër ka rrezikuar të dëmtojë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj.

Flakët e zjarrit janë shfaqur rreth orës 11.20 në fushën në hyrje të fshatit Erind. Pas njoftimit në vendngjarje mbërriti Shërbimi Zjarrfikës.

Në vendin e quajtur Çorogolicë digjej një parcelë me bar dhe rrezikoheshin sipërfaqe të konsiderueshme të mbjella me ullinj. Menjeherë u ndërhy nga zjarrfikësit, banorët e zonës dhe strukturat e Bashkisë Gjirokastër duke bërë izolimin e zjarrit deri në fikjen e plotë të tij. Ndërhyrja e bërë nuk lejoi që zjarri të përhapej tek parcelat me ullinj duke evituar dëmtimin e tyre.

Në nisje të stinës së verës në Gjirokastër janë regjistruar disa zjarre problematikë në kullota. Shërbimi Zjarrfikës apelon për parandalimin e zjarreve të verës dhe evitimin e dëmeve të tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe

Policia e Shtetit ka vijuar me lëvizjet në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në disa komisariate të vendit, si edhe në Akademinë e...
11:28 | 01/07/2026

GJKKO shpall të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi. Ajo akuzohej nga SPAK...
10:54 | 01/07/2026

Një grup protestuesish mblidhen jashtë ambienteve të SPAK-ut, dorëzojnë “librin” ‘The Albanian Files’

Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë, një grup protestuesish janë mbledhur mëngjesin e sotëm përpara ambienteve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK. Në...
10:41 | 01/07/2026