Gjirokastër| Vrasja e Faik Ajdinit, Gjykata jep masat e sigurisë për babë e bir
Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë sot masat e sigurisë për babë e bir, Skënder dhe Bledar Ajdini, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e shtetasit Faik Ajdini në fshatin Zhapokikë të Bashkisë Memaliaj.
Gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për Skënder Ajdinin dhe “detyrim paraqitjeje” për të birin, Bledar Ajdini.
Ndërkohë që i arrestuar për ngjarjen, si autori kryesor i vrasjes, është edhe 23-vjeçari Berti Kanushi, i cili dyshohet të jetë shtyrë për kryerjen e kësaj vepre nga çifti i bashkëshortëve Skënder Ajdini dhe Darovi Ajdini.
Njoftimi i Gjykatës:
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër sot në datë 24.08.2024, ora 14.30, vlerësoi kërkesën e Prokurorisë Gjirokastër me objekt vleftësim arresti dhe caktim mase sigurimi personal për personat nën hetim: S.A. dhe B.A.
Prokuroria Gjirokastër, kërkoi:
- Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit të shtetasit, S.A i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit të parashikuara nga nenet 78/1-25,80 dhe 302 të Kodit Penal.
- Caktimin ndaj tij të masës së sigurisë “Arrest me burg” p;arashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale.
- Vleresimin si të ligjshëm të arrestimit të shtetasit, B.A i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahje e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.
- Caktimin ndaj tij të masës së sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nmga neni 234 i Kodit të Proçedurës Penale.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në përfundim të seancës vendosi:
- Vlerësimin e ligjshëm të arrestimit të shtetasit, Skënder Ajdinii dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe i mjetev materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit të parashikuara nga nene 78/1-25,80 dhe 302 të Kodit Penal.
- Caktimi ndaj tij të masës së sigurisë “Arrest me burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit Proçedurës Penale.
- Vleresimin e ligjshëm të arrestimit të shtetasit, Bledar Ajdini i dyshuar për kryerjen e veprës pena “Përkrahje e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.
- Caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqëso parashikuar nmga neni 234 i Kodit të Proçedurës Penale.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar