Gjirokastra nderon 111-vjetorin e ngritjes të flamurit të Pavarësisë

4 Dhjetor 2023 | 15:36

Në Gjirokastër janë zhvilluar ditën e sotme një sërë aktivitetesh në nderim të 4 Dhjetorit 1912, datë kur patriotët gjirokastritë shpalosën flamurin e Pavarësisë mbi muret e gurta të kalasë shekullore. Bashkia Gjirokastër organizoi në mjediset e kalasë ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar. Të pranishmit revokuan kontributin e patriotëve gjirokastritë në shërbim të çështjes kombëtare dhe prosperitetit të vendit.

“Në këtë vend jo vetem të bukur por në këtë vend ku është shkruar historia , historia jo vetëm e Jugut por e gjithë Shqipërisë, rilindasit, patriotët gjirokastritë Hasan Xhiku po jo vetëm me gjithë shokët e tij, burrat, patriotë të kësaj treve ngritën flamurin, flamurin e Pavarësisë, atë flamur që Ismail Qemali e çoi në Vlorë në 28 Nëntor”, u shpreh Flamur Golemi, kryetar i Bashkisë Gjirokastër.

Homazhe u zhvilluan edhe në shtatoren e patriotit Hasan Xhiku. Përgjatë muajit Nëntor në Gjirokastër u organizuan aktivitete të shumta artistike dhe kulturore, të cilat do të vazhdojnë edhe në atmosferën e festave të fundvitit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026