“Gjithçka dirigjuar nga SHBA”, ish-luftëtari i UÇK: Vuçiç dje i hapi fushatën Kurtit
Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, është shprehur se përmes deklaratave të tij gjatë ditës së djeshme, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i bëri fushatën elektorale kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Komentet Goxhaj i bëri në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, ku tha se gjithçka është bërë me dirigjimin e SHBA-ve.
“Vuçiç dje i hapi fushatën Albin Kurtit dhe ia bëri atë të fitueshme. Sepse ato që tha ai, tregojnë që veprimet e Qeverisë së Kosovës kanë qenë të efektshme pasi kanë hequr fuqinë e Serbisë mbi Veriun e Kosovës. Dhe kërkon t’i rikthejë parë këta njerëz në veriun e Kosovës, sepse nuk i ka më.
Praktikisht ia bëri komplet fushatën Kurtit. Pastaj me dirigjim të SHBA-ve, Vuçiç bëri edhe një gjë që duket si autogol, kur tha ne do e shpallim territor të pushtuar Kosovën. Në momentin që e shpall kështu, ti pranon që ky territor është më vete, nuk është i joti.
Le të marrim Ukrainën që thotë Ukraina është e pushtuar, jo Dombasi apo Zaporizhzhia është e pushtuar. Sepse në momentin që ti e bën këtë ndarje, Vuçiç është i detyruar ta regjistrojë në OKB dhe prej atij momenti Kosova del më vete dhe nuk duhet më firma e Vuçiç për të njohur Kosovën. E gjitha është një lojë, me dirigjim të SHBA-ve. Vuçiç është i vetëdijshëm për rolin që po luan”, tha Goxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
“Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara