Gjithçka që duhet të dini për variçet, mjeku tregon shkaqet dhe trajtimin
Kamera e Euronews Albania ishte në qendrën e Shërbimit të Kirurgjisë Vaskulare, ku kirurgu Petrika Gjergo foli në një intervistë për emisioni “Health O’Clock”.
Në qendër të bisedës ishte insuficienca venoze, një nga sëmundjet më të përhapura të sistemit të qarkullimit të gjakut, e njohur ndryshe edhe si variçet.
Gjatë intervistës, Dr. Gjergo ndau me publikun fakte mbi përhapjen e sëmundjes në vend, këshilla për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm, si dhe trajtime bashkëkohore që ofrohen sot për pacientët.
50% e popullsisë shqiptare të prekur – gratë më të rrezikuara
Sipas Dr. Gjergos, insuficienca venoze prek nga 40% deri në 50% të popullsisë shqiptare, ku 70% e rasteve janë gra dhe vetëm 30% burra.
“Faktori më i madh rreziku është trashëgimia,” theksoi ai. “Nëse njëri prind ka vuajtur nga variçet, rreziku për fëmijët është 30%. Por nëse të dy prindërit janë prekur, probabiliteti shkon në 90%.”
Ndër faktorët e tjerë që ndikojnë, Dr. Gjergo përmendi nivelin e lartë të estrogjenit tek gratë, i cili ndikon në dobësimin e valvulave të venave, duke bërë që ato të mos e kryejnë siç duhet funksionin e tyre.
Dr. Gjergo bëri të ditur se sëmundja kalon në 6 stade. “Në stadet fillestare, trajtimi bëhet me medikamente, por nga stadi i dytë e më tej, kërkohet ndërhyrje kirurgjikale,” u shpreh ai.
Ai theksoi se sot ekzistojnë metoda minimale invazive, si ndërhyrja me lazer, ku vena e sëmurë “digjet” nga brenda dhe mbyllet pa pasur nevojë për prerje të mëdha. Gjithashtu përmendi edhe skleroterapinë, një metodë tjetër që përdor substanca kimike për mbylljen e venave problematike si dhe kirugjinë tradicionale ku vena e sëmurë hiqet komplet.
Këshilla për pacientët: Freskia dhe kujdesi janë thelbësorë
Dr. Gjergo apeloi që pacientët të mos e neglizhojnë sëmundjen, por të kërkojnë ndihmë mjekësore që në fazat e para. “Sa më herët të diagnostikohet, aq më e lehtë dhe më efektive është trajtimi,” theksoi ai.
Në fund, mjeku dha disa këshilla praktike:
Për personat që vuajnë nga varicet, këshillohet që këmbët të mbahen të freskëta, pasi nxehtësia mund të përkeqësojë gjendjen. Nuk rekomandohet që të qëndrohet mbi rërë të nxehtë, por preferohet freskimi në ujë deti.
Gjithashtu, çorapet kompresive duhet të vishen në mëngjes dhe të hiqen vetëm në darkë, para gjumit. Ato duhet të mbahen gjatë gjithë ditës, pasi përdorimi i rregullt sjell përfitime të ndjeshme për pacientët.
Çfarë është insuficienca venoze
Insuficienca venoze është një sëmundje e qarkullimit të gjakut e karakterizuar nga një kthim i vështirë i gjakut nga gjymtyrët e poshtme në zemër.
Është një çrregullim shumë i përhapur që prek kryesisht femrat.
LEXONI GJITHASHTU:
Hipertensioni i patrajtuar mund të çojë pacientin drejt dializës apo heqjes së veshkës, ja çfarë thotë doktoresha
Rrëfimi i një nëne me djalin pjesë e spektrit autik: Ka pasion të këndojë, jam e vendosur ta mbështesë
Njihuni me embriologen shqiptare që ka krijuar 22 bebe
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar