GJKKO kthen për hetim dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të komanduar të Kukësit

30 Prill 2024 | 11:04

Gjykata e Posaçme ka refuzuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë mes SPAK dhe ish-kryebashkiakut të komanduar të Kukësit Granit Gjana.

Ky i fundit dhe SPAK kishin arritur në marrëveshje lidhur me pranimin e fajësisë për 2 procedura tenderimi për blerje karburanti. GJKKO urdhëroi kthimin e dosjes për hetim nga ana e SPAK.

Marrëveshja parashikonte dënimin e Gjanës me 1 vit e 6 muaj burgim dhe konvertimin në 3 vite shërbim prove dhe si masë plotësuese heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat 5-vjeçar. Lidhur me procedurat për të cilat akuzohet ish-zyrtari ka dhënë deklarime edhe ish-kryebashkiaku Safet Gjici. Nga qelia e burgut ku shlyen dënimin për shpërdorim detyre pas videoskandalit seksual në zyrën e tij, Gjici tha se nuk i kujtohen detaje.

“Më date 25 Janar 2024, është bërë marrja në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale e shtetasit Safet Gjici, i cili deklaroi se për shkak dhe të kohës së gjatë që kishte kaluar, nuk i kujtoheshin detaje rreth ngjarjes, por edhe se një pjesë e mire të kompetencave të tij si kryetar bashkie, ai i kishte deleguar tek n/kryetarët e bashkisë. Gjithashtu, shtetasi Safet Gjici deklaroi se në muajin Prill ishte angazhuar në fushatë elektorale dhe nuk është marrë fare me punët e bashki, për shkak se dhe ligji zgjedhor nuk ia lejonte një gjë të tillë”, thuhet në dosjen e SPAK.

Kjo e fundit duhet të vijojë hetimet për të bindur gjykatën mbi fajësinë e Gjanës dhe zbardhjen e veprës penale në dy tenderët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momenti kur protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të ministrit Nufi (VIDEO)

Përplasjet dhe tensionet para godinës së Kuvendit po vijojnë prej disa orësh protestuesit kanë shënjestruar mjetet e ministrave dhe forcat e rendit. Në shënjestër ka...
12:21 | 23/07/2026

Ministrja Ismaili-opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili deklaroi sot në kuvend  se Partia Demokratike nuk ka legjitimitet moral të flasë për protestat. Ismaili...
12:18 | 23/07/2026

Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, iu përgjigj në seancë plenare interesit të deputetëve të opozitës lidhur me mjetet e përdorura nga Policia e...
12:08 | 23/07/2026