I shoqëruar nga avokatja, Granit Gjana sërish në SPAK

26 Shkurt 2024 | 13:21

Ish prefekti dhe ish-kryebashkiaku i komanduar i Kukësit Granit Gjana i shoqëruar nga avokatja ka mbërritur në SPAK.

Burime jo zyrtare thonë se e kanë njoftuar për tu pyetur.

Ai është nën hetim për abuzim me tendera, gjatë kohës që mbante detyrën e kryebashkiakut në detyrë të Bashkisë së Kukësit, pas pezullimit nga detyra të Safet Gjicit.

SPAK njoftoi se Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka miratuar kërkesën për pezullimin nga detyra të Granit Gjanës, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera”.

Granit Gjanës i kanë mjaftuar vetëm 3 muaj në pozicionin e kryebashkiakut të Kukësit, si i komanduar, për të kryer shkelje të barazisë në tendera, në një procedurë prokurimi për blerje karburant me fond 21 milionë lekë të reja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Opozita kërkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat me Gjiknurin

Këtë të mërkurë është mbajtur mbledhja në komisionin e Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore për të raportuar lidhur me efikasitetin e masave penale...
12:44 | 22/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026