GJKKO lë sërish në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa e avokatëve të ish-presidentit

13 Gusht 2025 | 11:22

GJKKO ka rrëzuar sërish kërkesën e Ilir Metës për zbutje të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin me burg ndaj tij.

Edhe pse SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve dhe çështja do të shkojë në gjykim, presidenti i Partisë së Lirisë do të vazhdojë të qëndrojë në burg deri në një vendim të ri, pasi gjyqtari Erjon Çela la në fuqi masën e arrestit ndaj tij.

Avokati Kujtim Cakrani braktisi seancën me argumentin se gjyqtari nuk është i pavarur.

“Me mua këta gjyqtarë nuk kanë shanse të tallen, duhet t’i kthehen ligjshmërisë. Gjykata mori vendim për 3 sekonda, na dëgjoi dhe njoftoi vendimin për 3 sekonda. I thashë gjyqtarit se do të largohem, sepse vendimin e keni marrë. Atij nuk i erdhi mirë; ata vendosin afërmendësh se çfarë kërkon prokurori. Prokurori kërkoi rrëzimin dhe gjykata do ta rrëzojë. Unë jam këtu për të parashtruar mendimet e mia dhe për të parë se si sillet gjykata. Mund të tallet gjykata me çdo lloj avokati, por me mua nuk ka shanse të tallen,” tha avokati i Metës.

Ish-Presidenti Ilir Meta kishte kërkuar të lirohej nga qelia me argumentin që tashmë hetimet ndaj tij janë mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.

Ish-presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Ai u arrestua më 21 Tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.

Njoftimi i GJKKO

“Kërkuesi/i pandehuri Ilir Metaj me datë 06.08.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit personal të “arrestit në burg”.

Ai është i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112 dhe 260/2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 546, datë 13.08.2025, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj.

2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026