Kërkon lirinë nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës

13 Gusht 2025 | 09:11

GJKKO do të shqyrtojë sot, në orën 10:00 kërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Në seancën e shkuar të Ilir Metës, SPAK i komunikoi zyrtarisht përfundimin e hetimeve. Vetë ish-presidenti nuk është paraqitur personalisht në seancë, por ka firmosur deklaratë ku autorizon avokatin Kujtim Cakrani që ta përfaqësoj,

Seanca ku Meta kërkon zbutjen e masës së sigurisë drejtohet nga gjyqtari i hetimeve paraprake Erjon Çela, i cili është rikthyer nga pushimet dhe që ishte arsyeja e shtyrjes së seancës herën e shkuar.

Ish-presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Ai u arrestua më 21 Tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026