GJKKO merr vendimin, lë në burg Ilir Metën

26 Qershor 2025 | 14:13

GJKKO ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për ish-presidentin Ilir Meta. Avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani tha për mediat se kjo ishte kërkesa e parë për ndryshimin e masës së sigurisë për Ilir Metën.

Avokati theksoi se prokuroria ka shkelur procedurat ligjore, pasi nuk ka zhvilluar të paktën katër seanca të informimit mbi ecurinë e hetimeve çdo dy muaj.

Sipas tij, “vendimi ishte i pritshëm”, sepse edhe arrestimi ka qenë sipas avokatit një arrestim politik.

“Ne nuk prisnim ndryshim të masës së sigurimit, sepse ne jemi të bidnur, që zoti Meta është aty për arsye politike. Nuk ka sot një president të dytë që një ish-kryeministër, ish-president, ish-kryetar kuvendi që akuzohet dhe pretendohet për akuza shumë të larta të paproovuara, të qendrojë në një masë sigurimi ekstreme siç është kjo e arrestit me burg”,-tha Cakrani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026