Nis seanca për Veliajn në Apel, paraqitet avokati amerikan

11 Mars 2025 | 10:39

Seanca e ankimimit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur këtë të martë në orën 10:00 në Gjykatën e Apelit. Kryebashkiaku kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, duke argumentuar se nuk ekziston asnjë kriter për mbajtjen e tij në burg.

Në nisje të seancës, GJKKO nuk lejoi pjesëmarrjen e avokatit amerikan të kontraktuar nga Veliaj për të ndjekur seancën në rolin e vëzhguesit.

Avokati amerikan Joshua Roberts pati një takim të hënën me Veliajn në burgun e Durrësit dhe më pas foli për mediat, ku tha se, sipas Kushtetutës dhe ligjit amerikan, arrestimi i Veliajt është në kundërshtim me ligjin.

Joshua Roberts tha se kishte ardhur në Shqipëri në rolin e vëzhguesit dhe se të martën do të vëzhgonte argumentet e apelimit në lidhje me lirimin me kusht të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Por sot u vendos që ai nuk do të lejohet të jetë vëzhgues në seancën për ndryshimin e masës së sigurimit.

Seanca po drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, ndërsa Veliaj e ka quajtur arrestimin të pabazuar dhe ka kërkuar lirinë, duke argumentuar se nuk ka mundësi të shkatërrojë provat apo të largohet nga vendi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026