Seanca në Apel, avokati amerikan viziton Veliajn në burg: Jam në rolin e vëzhguesit
Mbrojtja e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli që nga 10 shkurti, është përforcuar me një avokat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pasi takoi Kryebashkiakun Erion Veliaj në ambientet e paraburgimit në Durrës, avokati amerikan Joshua Roberts dha një deklaratë për mediat, duke theksuar se, sipas Kushtetutës dhe ligjit amerikan, arrestimi i Veliajt është në kundërshtim me ligjin.
Ai tha se ka ardhur në Shqipëri në rolin e vëzhguesit dhe se të martën do të vëzhgonte argumentet e apelimit në lidhje me lirimin me kusht të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Emri im është Joshua Roberts, jam partneri i një studioje ligjore amerikane që këshillon kryetarin Veliaj dhe jemi në dijeni për arrestin e tij prej datës 10 shkurt. Jam në Shqipëri në rolin e vëzhguesit. Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat penale ngrihen vetëm nëse ka një shkak të arsyeshëm, kur ka ndodhur një krim. Personat që përballen me akuza penale mund të ndalohen para gjyqit vetëm nëse paraqesin rrezik arratisje dhe rrezik për shoqërinë. Ndikimet e pacaktuara dhe afatet e paqarta, si dhe mungesa e akuzave penale, dhe kriteret për rreziqe, veçanërisht për politikanët, janë në kundërshtim me ligjin dhe demokracinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nesër, unë do të vëzhgoj argumentet e apelimit në lidhje me lirimin me kusht të Kryetarit Veliaj. Nuk do të përgjigjem për asnjë pyetje ose të bëj komente të tjera për sot. Faleminderit”, tha avokati amerikan.
Kujtojmë që këtë të hënë ekipi i avokatëve të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë në ambientet e paraburgimit në Durrës, një ditë përpara seancës së apelit për shqyrtimin e kërkesës së tij për lirim me kusht.
Në këtë takim, atyre iu bashkua edhe Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane Kasowitz Benson Torres LLP, e cila po këshillon Kryetarin Veliaj.
Studio Kasowitz ka shërbyer si përfaqësues i Presidentit Trump për një gamë të gjerë çështjesh gjyqësore për më shumë se 15 vjet, si në bizneset e tij ashtu edhe gjatë fushatës presidenciale.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen