GJKKO vendos që dëshmia e Dumanit të bëhet pa mediat, avokatët braktisin sallën

17 Dhjetor 2024 | 10:11

Procesi gjyqësor i njohur si “Plumbi i Artë” ka rinisur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mes debatesh të ashpra lidhur me dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, kërkoi që dëshmia e Dumanit të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke argumentuar se ajo përmban informacione konfidenciale dhe mund të dëmtojë imazhin publik të procesit.

Ndonëse pati kundërshti nga avokatët e mbrojtjes dhe nga vetë i pandehuri, të cilët kërkuan praninë e mediave GJKKO ka pranuar kërkesën e prokurores së SPAK.

Ky vendim ka bërë që në shenje revolte për nxjerrjen e mediave nga salla të largohen të gjithë të pandehurit dhe avokatët e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve

Ditën e sotme, në qytetin e Sarandës policia ka gjetur një motor të braktisur buzë detit, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit...
18:01 | 18/07/2026

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit

Tava e Elbasanit mbetet një nga simbolet më të forta të identitetit të qytetit. Në Festën e Tavës, të organizuar në qendër të Elbasanit, qindra...
17:35 | 18/07/2026